Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FORMULA 1

F1 në rrugët e kryeqytetit të Azerbajxhanit

F1 në rrugët e kryeqytetit të Azerbajxhanit


30 April, 2014 @17:45

Kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku, do të jetë nikoqir i njërës prej garave të Formula 1 gjatë kampionatit të vitit 2016.

Sipas ministrit për rini dhe sport të Azerbajxhanit, Azad Rehimov, shteti i Azerbajxhanit ka hyrë në kalendarin e Formulës 1 për vitin 2016.

Rehimov ka njoftuar se është arritur marrëveshja me kryetarin e Formulës 1, Bernie Ecclestone, dhe se gara e cila do të quhet Baku Grand Prix do të mbahet në rrugët e kryeqytetit të Azerbajxhanit.

Më parë garat e Formula 1 janë organizuar edhe në rrugë të qyteteve të tjera si në Monaco dhe Singapur.


 
Të gjitha lajmet nga Motosports