Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS: RRETHI I PARË

Favoritët kalojnë raundin e parë

Favoritët kalojnë raundin e parë


2 November, 2017 @13:12

Nuk ka pasur befasi në rrethin e parë të Kupës së Kosovës në hendboll, në përballjet e zhvilluara mbrëmë në palestrat e ndryshme të Kosovës.

Lideri i pamposhtur i Superligës, Besa Famgas, ka kaluar lehtë Deçanin duke e mposhtur thellë 47-12, ku Tetova ishte golashënuesi më i mirë i ekipit pejan me 9 gola të shënuara.

Edhe Prishtina ka kaluar lehtë në rrethin e dytë të Kupës duke e mposhtur Llapin, 44-22, ku Gjuka ishte më efikasi me 6 gola të shënuara.

Dje u arritën këto rezultate:

Drita - Ulpiana 47-22,
Kastrioti - Drenica 32-19
Besa Famgas - Deçani 47-12
Trepça - Samadrexha 33-21
Prishtina - Llapi 44-22.

Sot ndeshen:

Vëllaznimi – Prizreni (19:00)
Vushtrria – Dukagini (19:30)
Zhegra – Lepenci (19:00)


 
Të gjitha lajmet nga