Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERLIGA

FBK vendos: Asnjë skuadër nuk bie nga liga!

TOPSPORTI / ARKIV

FBK vendos: Asnjë skuadër nuk bie nga liga!


1 April, 2021 @9:05

Kur jemi dy xhiro para përfundimit të Superligës dhe situata në fundin e tabelës është shumë interesante, FBK ka njoftuar opinionin për një një vendim të ri.

KALKULIMET PËR MBIJETESË/RËNIE

Me vendimin e ri të FBK-së, asnjë skuadër e Superligës nuk do të bie në Ligën e Parë sezonin tjetër sepse Superliga do të zgjerohet.

Dy xhirot e fundit të Superligës pritej që të përcaktonin se kush do të shkonte në Play Out e kush do të binte direkt nga liga, ndërsa tash të gjitha kanë rënë poshtë, pasi që askush nuk do të bie nga liga.

Ndërkohë, gara për Play Off vazhdon të mbetet. Dy skuadrat e para të tabelës shkojnë direkt në gjysmëfinale të Play Off-it, kurse skuadrat e vendeve 3-6 shkojnë në çerekfinale të Play Off-it.

TABELA AKTUALE

Se sa skuadra do të ngjiten nga Liga e Parë në Superligë nuk dihet ende, mirëpo vendimi i sotëm i FBK-së na bën të ditur që nga skuadrat aktuale të Superligës, asnjëra nuk do të bie nga elita e basketbollit kosovar në fund të këtij sezoni. Në njoftimin e Federatës thuhet që ky vendim ka ardhur pasi që klubet aktuale të Superligës i kanë paraqitur FBK-së planet e tyre për investime afatgjate.

Basketbolli kosovar që prej vitit 2004/2005 nuk ka pasur kaq shumë skuadra garuese dhe kaq shumë investime, gjë që e ka shtyrë Federatën drejt këtij vendimi.

 

 

 

 

 

Aprililililiilli…


 
Të gjitha lajmet nga