TENIS
Federer tërhiqet nga Miami Open
2 March, 2021 @15:37
20 herë kampioni i Grand Slam turneve, Roger Federer, nuk do të merr pjesë në turneun e Miami Open që do të mbahet më 22 mars - 4 prill të këtij viti.
Zvicerani megjithëse pritej që të rikthehej nga lëndimi që e kishte lënë atë jashtë fushave të tenisit për një kohë të gjatë, është konfirmuar edhe nga vet organizatorët e turneut për mungesën e tij.
Federer nuk është paraqitur në asnjë ndeshje për më shumë se një vit, për shkak të dy operacioneve të kaluara nga lëndimi i gjurit. Ndeshja e fundit e tij ka qenë më 30 janar të vitit të kaluar në gjysmëfinale të Australian Open përballë serbit Novak Djokovic.
Tenisti aktualisht numër 5 në botë, është kampion aktual i turneut Miami Open.