BNL ROMA
Federer vallëzon drejt gjysmë-finales
18 May, 2013 @0:04
Në kërkim e sipër të fitorës së turneut të tij të parë këtë stinor, Roger Federer kalon në gjysmë-finale të Internazionali BNL d’Italia në Romë duke e mposhtur senzacionin e ri, 22-vjeçain Jerzy Janowicz.
Seti i parë filloi me shkëmbim të servimeve, ku secili nga teniserët arriti ta fitojë secilin game të servuar. Me një brake në fund të setit të parë, Federer arriti ta fitojë setin me rezultat 6-4.
Në setin e dytë polaku Janowicz e zuri në befasi Federerin me një brake të hershëm dhe ishte në rrugë të mirë drejt marrjes së setit të dytë, mirëpo mungesa e eksperiencës dhe aftësitë kulminante të zviceranit bënë që polaku të thehet në gabime të një-pas-njëshme.
Në fund të setit të dytë, Janowicz pati rastin e shkëlqyer ta dërgojë meçin në setin e tretë, mirëpo dy dopio-gabime në servim, në momente kyçe, e bënë që seti i dytë të finalizohet në tie-brake. Federer, me një qetësi të një kampioni, arriti ta thyej polakun dhe kështu i mundësoi vehtes vazhdimin në gjysmë-finale ku takohet me françezin 24-vjeçar Benoît Paire (i ranguar 32 në ATP listë).
Fakt
Internazionali BNL d’Italia është turneu i vetëm që Roger Federer nuk ka arritur ta fitojë asnjëherë në karierë. Ai arriti në finale dy herë (2003, 2006) ku u mposht nga Félix Mantilla dhe Rafael Nadal, respektivisht.
Nesër
Duke pasur parasysh rangimin e Paire, në meçin e nesërm Feder ka një shansë të mirë të kalojë lehtë drejt finales – ku do të pritej nga Thomas Berdych apo Rafael Nadal të cilët poashtu ndeshen nesër.
Çeku Berdych arriti në finale duke e befasuar teniserin #1 në botë Novak Djokovic, ndërsa Rafael Nadal mposhti sërish brenda dy javësh bashkëkombasin David Ferrer (së fundmi u takuan në çerek-finale të Mutua Madrid Open). Rafel Nadal e ka fituar këtë turne 6-herë, ku hera e fundit ishte stinori që lam pas.
Rezultati i meçit
(2) Roger Federer | 6 | 7(7) | |
Jerzy Janowicz | 4 | 6(2) |