UEFA FUTSAL CUP
Feniksi bindshëm edhe në ndeshjen e dytë
18 August, 2016 @22:28
Pas fitorës ndaj anglezëve të Oxfordit, kampioni në fuqi i Kosovës, Feniksi, ka shënuar fitore bindëse edhe në ndeshjen e dytë në kuadër të UEFA Futsal Cup.
Feniksi deklasoi me rezultat 12-0 skuadrën e Encampit, ndërsa golat e fitores u shënuan nga Alibegu (3), Ramadani (2), Belej (2), Rodek (2), Brahimi (2) dhe një autogol.
Me dy fitore në 2 ndeshje, Feniksi ndodhet në krye të Grupit H, ndërsa ndeshjen e tretë e luan ndaj skuadrës Tel Aviv ditën e shtunë (20 gusht).