SPANISH FIGHT
Ferrer shpëton ndeshjen
22 January, 2013 @8:28
Bartësi i dhjetë i turneut, Nicolas Almagro, ka dominuar tërësisht ndaj njërit ndër teniserëve më të mirë në botë që luan në bazë, David Ferrer, në dy setet e para dhe ka pasur tre herë rastin që ta fitojë ndeshjen në setin e tretë, duke shërbyer për fitore.
Mirëpo Ferrer, i cili ka fituar të 12-të duelet e deritashme me Almagron u kthye në ndeshje si rrufe për ta mposhtur definitivisht bashkëkombasin e tij pas 3 orësh e 44 minutash lojë me rezultat 4-6 4-6 7-5 7-6 dhe 6-2.
Tash Ferrer, që është bartësi i katërt i turneut, do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Novak Djokovic - Tomas Berdych në gjysmëfinale të Australian Open.