AUSTRALIAN OPEN
Finalja, Serena - Maria
29 January, 2015 @19:45
Amerikanja Serena Williams dhe rusja Maria Sharapova do të luajnë finalen e Grand Slamit të parë të vitit në Melbourne.
Njëshi dhe dyshi i tenisit të botës femrore, pa asnjë problem kanë arritur finalen, për të nxjerrë përballjen gjigante në finale.
Serena arriti finalen e gjashtë të Australian Open duke e mposhtur bashkëkombasen Madison Keys 2-0 në sete me rezultat, 7-6 dhe 6-2, derisa Maria nxorri finalen e katërt të Australian Open në karrierë duke e mposhtur gjithashtu bashkëkombasen, Ekaterina Makarova, 2-0 në sete me rezultat, 6-3 dhe 6-2.