Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MONACO GP

Fitorja e parë e kampionit

Fitorja e parë e kampionit


29 May, 2016 @22:35

Ngasësi britanik i Mercedesit, Lewis Hamilton, ka arritur të shënojë fitoren e parë të stinorit sot në garën për Çmimin e Madh të Monacos.

Kampioni aktual i botës në Formula 1, është ndihmuar nga ekipi i tij, që i ka dhënë urdhëra Nico Rosbergut për t’i bërë telashe Daniel Ricciardos dhe t’ia ulë gjasat atij për fitore.

Ricciardo (Red Bull) përfundoi i dyti, ndërsa Sergio Perez (Force India) plotësoi podiumin.

Kjo ka qenë gara e gjashtë e stinorit dhe tash ekipet do të barten për në Kanada për garën e radhës para se t’i kthehen edhe njëherë xhirove europiane.



TOP 3 në Monaco GP:

1 Lewis HAMILTON Mercedes 25 pikë
2 Daniel RICCIARDO Red Bull 18 pikë
3 Sergio PEREZ Force India 15 pikë


TOP 3, Renditja e përgjitshme:

1 Nico ROSBERG Mercedes 106 pikë
2 Lewis HAMILTON Mercedes 82 pikë
3 Daniel RICCIARDO Red Bull 66 pikë

 
Të gjitha lajmet nga Motosports