Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUTSALL

Ndeshja e parë i takoi Feniksit

Foto: FC Liburn Facebook

Ndeshja e parë i takoi Feniksit


26 May, 2016 @19:59

Në ndeshjen e parë të serisë finale në kampionatin e Kosovës në Futsall, fituese doli skuadra e Feniksit nga Drenasi, e cila në palestrën ‘Shani Nushi’ në Gjakovë mposhti vendasit e Liburnit me rezultat 5-7.

Gjakovarët ishin në epërsi me rezultat 4-1, mirëpo disa gabime të njëpasnjëshme në pjesën e dytë bënë që rezultati të përmbysej nga mysafirët e Drenasit.

Vlen të përmendet fakti që në sallë për ta shikuar takimin ishin mbi 2500 persona.

Ndeshja e dytë e serisë zhvillohet në Drenas ditën e dielë (29 maj). Nëse fiton Feniksi, seria mbyllet me Feniksin kampion, ndërsa nëse triumfon Liburni, finalja e madhe zhvillohet në Gjakovë.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera