KALËRIM

Franca dhe Gjermania me të artë në sport kuajsh
9 August, 2016 @20:07
Ekipi i Francës është stolisur me medaljen e artë në disiplinën e kombinuar në sport me kuaj. Francezët kishin pasur vetëm 169 pikë gabime, duke u renditur para Gjermanisë dhe Australisë të cilave u takuan dy medaljet tjera.
Ndërkohë në kategorinë individuale, gjermani Michael Jung mbrojti medaljen e fituar katër vite më parë në Londër. Edhe kësaj radhe ai këtë sukses e arriti me kalin Sam.
Medalja e argjendtë i takoi Francës me Astier Nicolas, derisa e bronzta amerikanëve falë Phillip Dutton.