FRANCE 2017

Franca, kampione e Botës
29 January, 2017 @19:07
Ashtu siç edhe e parashikuam në kolumnen e parë për Botërorin e Hendbollit, ashtu edhe doli.
Franca është kampione e Botës në hendboll!
Nikoqiri dhe favoriti i turneut titullin e fitoi sot pas finales së luajtur ndaj Norvegjisë në Paris, takim i cili u mbyll me shifrat 33-26.
Franca ishte më e mirë se përfaqësuesja skandinave në të dyja pjesët dhe fitorja në këtë finale ishte më se e merituar. Më i dalluari te skuadra franceze ishte Karabatic me 6 gola, derisa te norvegjezët u dallua Tonnesen me 5 gola.
Congratulations @FRAHandball on winning the gold medal! #handball2017 #FRANOR pic.twitter.com/HDOE76ilXP
— France Handball 2017 (@Hand2017) January 29, 2017