FRANCE 2017
Rikthim i madh i Sllovenisë për medalje të bronztë
28 January, 2017 @22:20
Përfaqësuesja e Sllovenisë është shpallur përfaqësuesja e tretë më e mirë në Kampionatin Botëror të hendbollit që po mbahet në Francë.
Ajo në duelin për vendin e tretë e mposhti Kroacinë, me rezultat të ngushtë 31-30.
Kroatët kishin një epërsi komode prej 5 golave dallim, 24-29, kur kishin mbetur edhe rreth 8 minuta deri në fund të takimit, por një seri fantastike prej 7-1 e Sllovenisë gjatë kësaj kohe, ndryshoi gjithçka në të mirë të saj.
Rikthimi u bë i mundshëm sidomos me paraqitjen e mirë të hendbollistit slloven Marko Bezjak, i cili në fund u shpall edhe MVP i ndeshjes.
Kurse te kroatët, shtatë golat e shënuara nga Luka Cindric, mbetën nën hije.
Finalja e Botërorit do të luhet nesër ndërmjet nikoqires, Francës dhe Norvegjisë.
Amazing what @rzs_si did tonight! They can be proud. #SLOCRO #PhenomenalHandball #Handball2017 pic.twitter.com/9JA7H0Iutk
— France Handball 2017 (@Hand2017) January 28, 2017