MINIAFATI I JANARIT
Afati më i varfër kalimtar i hendbollit
27 January, 2017 @13:07
Nuk ka lëvizje. Hendbolli përkundër se është i pranuar në të gjitha instancat ndërkombëtare me të drejta të plota, kurse ekipet thirren në tradita shumëvjeçare të punës - menaxhim të duhur dhe investime nuk ka.
Kështu, Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) përjetoi afatin më të varfër kalimtar në 15 vitet e fundit këtë janar, kur edhe vetë FHK-ja pranoi këtë.
Në afatin kalimtar të janarit u bën kërkesa për këto kalime:
KH Prishtina angazhoi: Ben Syla, Hamdi Salihu (të dy nga KH Kastrioti), Muhamet Dubovci (KH Drenica) dhe Flakrim Beqiraj (KH Besa Famiglia, si huazim).
KH Drita angazhoi: Mesut Salihu (KH Zhegra).
KH Kastrioti angazhoi: Granit Sahiti dhe Selim Salihu (të dy nga KH Zhegra).
KH Llapi angazhoi: Besian Abazi (KH Prishtina).