FEDERER vs WAWRINKA
Pranë kurorës së madhështisë
26 January, 2017 @12:47
Legjenda e tenisit, Roger Federer, është larg tani më vetëm një fitore prej Australian Openit të pestë në karrierë dhe titullit të 18 të Grand Slamit.
Maestroja i tenisit ka arritur që në moshën 35 vjeçare të shkojë në finale të Australian Open 2017 duke e mposhtur bashkëkombasin Stanislas Wawrinka pas 5 seteve të zhvilluara, 3-2.
Federer nisi shumë mirë ndeshjen dhe morri epërsinë 2-0 në fillim, por Wawrinka rezistoi dhe dukej se u kthye plotësisht në lojë pasi që barazoi 2-2.
E në setin e pestë gjithçka shkoi barabartë deri në 2-2 me lojë, ku Federer theu Wawrinkën për të marrë epërsinë e nevojshme dhe për ta fituar 6-3 setin e fundit.
Roger Federer tashmë në finalen e së dielës do të pres fituesin e gjysmëfinales tjetër ndërmjet Rafael Nadalit dhe Grigor Dimitrovit.
FAKT:
Roger Federer ka arritur për 28 herë në finale të turneve Grand Slam. I ka fituar 17 deri sot. |