MIRJANA vs PLISKOVA
Kroatja vazhdon ëndrrën, arrin gjysmëfinalen
25 January, 2017 @8:37
Rrugëtimi ëndërror për tenisten me origjinë kroate të lindur në Dortmund të Gjermanisë, po vazhdon. Mirjana Lucic-Baroni ka shënuar fitoren e radhës në Australian Open 2017 për të siguruar gjysmëfinalen e garës!
Lucic-Baroni me 34 vjet i ka bërë ballë mirë e mirë çekes Karolina Pliskova për ta mposhtur 2-1 në sete.
Besoni apo jo, gjysmëfinalja e fundit për kroaten ka qenë ajo ndaj Steffi Grafit në Wimbledon 1999. E tash, ajo do t’i del përballë Serena Williamsit në formë.
Pliskova përkundër se kishte humbur një set, ishte në lojë. Mirëpo, ‘break’ i kroates sikur e ç‘orientoi lojën e çekes që nuk arriti më të mirën e saj në fund.