VENUS vs PAVLYUCHENKOVA
Pas 14 viteve Venus arrin gj’finalen në Melbourne
24 January, 2017 @9:17
Venus Williams është duke provuar që në ‘pleqëri’ ta bëj atë që nuk e bëri në rini. Synimi për të fituar për herë të parë në karrierë Australian Open, tashmë është vetëm 2 ndeshje - 2 fitore larg.
Finalistja e vitit 2003 në Australian Open është një ndeshje pranë arritjes më të madhe të saj në Melbourne, ndërsa me 36 vjet nuk është befasi nëse e arrin atë me lojën që po tregon.
Gati dy orë iu deshën amerikanes (saktë 1 orë e 47 minuta), shtatë herë fituese e Grand Slameve në karrierë, për të mposhtur Anastasia Pavlyuchenkovan (25 vjeçe) që katër herë morri ‘break’-un por asnjëherë nuk e përdori këtë. E kjo në fund i kushtoi me 6-4 dhe 7-6, ndërsa Venus festoi arritjen më të madhe të saj në Melbourne pas 14 viteve.
Derisa Venus do të luajë me bashkëkombasen befasuese CoCo Vanderweghe në gjysmëfinale, Pavlychenkova do të duhet të thyej tabunë e kalimit të çerekfinaleve, pasi që më shumë se te tetëshja më e mirë e Grand Slamit, nuk ka arritur asnjëherë në karrierë, në asnjërën nga Grand Slamet.