GOFFIN vs THIEM
Belgu i parë në çerekfinale të Australian Open
23 January, 2017 @8:37
Tenisti David Goffin, është bërë belgu i parë që ka arritur çerekfinalen e Australian Open. Ai sot ka mposhtur bartësin e tetë të turneut, Dominic Thiem në katër sete, 3-1.
Në fakt Thiem 23 vjeç kishte marrë epërsinë 1-0 në fillim, por Goffin 26 vjeç nuk u ndal së kërkuari fitoren dhe e arriti këtë për të shkruar historinë e vendit të tij.