KRONIKË AMERIKANE
4 çerekët e fundit!
Shkruan: Luan MORINA
22 January, 2017 @19:32
Çerekmbrojtësi, gjysmëmbrojtësi, mbrojtësi i plotë, linja defensive. Ose më mirë t’i quajmë kuarterbeku, hallfbeku, fullbeku, linja defensive. Sidoqoftë, përkthimi i thjeshtë nuk kryen punë në sport. Për atë, pozicioni i kuarterbekut për shumë amerikanë është ndër pozicionet e shenjta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot, katër nga kuarterbekët më të mirë në dekadën e fundit përballen për finalen e dy javëve më pas.
Ben Roethlisberger dhe Aaron Rodgers mund të sigurojnë një përballje për hakmarrjen e ekipit të Mike Tomlin. Megjithatë, për të arritur deri këtu, Steelers duhet të mposhtin Patriots. Dhe kjo është detyrë e zorshme për dy arsye. Së pari, Steelers duhet të shënojnë touchdown e jo të përqendrohen tek goditjet e Chris Boswell. Ai s’do të mund të përsërit rekordin e përfundimtarëve për 6 gola fushe, e as që do të mjaftojnë 18 pikë për të mposhtur Patriots.
Kanë Antonio Brownin e LeVeon Bellin për sulm. Derisa për mbrojtje, nëse arrijnë të përdorin strategjinë e Texans me sukses, mund të përplasin për toke Tom Bradyn, ndoshta edhe katër herë, sa bën Texans.
Megjithatë, Patriots duket sikur ishin në formë pushimi. Sikur nuk jepnin maksimumin ndaj fituesve të divizionit më të dobët në ligë tashmë disa vite. Brady ka qenë i përkryer që nga rikthimi prej dënimit. Shto kësaj edhe Bill Bellichikun në pankinë dhe mjafton të jesh favorit ndaj çdo ekipi në NFL këtë stinor. Apo në çdo stinor tjetër.
Derisa Big Ben e Brady janë dy kuarterbek më të suksesshëm, Aaron Rodgers është ai që të kënaq me lojërat e tija. Edhe javën e kaluar kundër Cowboys, edhe më herët në sezon, ka qenë i mahnitshëm. Ka shkëlqyer atëherë kur është dashur të shkëlqente, sidomos në çastet e fundit të ndeshjes duke hedhur ‘hail-mary’ të cilat i ka specialitet.
Packers s’duhet të lejojnë që puna të vijë tek ‘hail-mary’. Që nga humbja trashanike ndaj Seahawks e dëshpërimet e radhës ndaj Cardinals, Packers gjithnjë kanë dëshpëruar Rodgersin pas aksioneve të mëdha. Pa Eddie Lacy-n dhe me Jordy Nelson të lënduar (por, pritet të luaj), do të kenë nevojë për një mbrojtje mbi të zakonshmen dhe për mrekullitë e Aaron Rodgers.
Matt Ryan meriton të jetë MVP. Megjithatë dashuria dhe nënshtrimi ndaj Kraft dhe Patritos do ti bëj votuesit të përzgjedhin Bradyn. Ryan do të jetë me ekipin e plotë sonte. Dhe nëse asgjë, ky djalë meriton një paraqitje në SuperBowl për gjithë çfarë ka bërë në karrierën e tij.
Sidoqoftë, presim që këto duele kuarterbekësh të jenë edhe duele ekipore. Lojëra të bukura dhe larg rezultateve të së shtunës së kaluar kur kundërshtarët humbnin thellë, shpresojmë të kemi sonte:
21:05 Atlanta Falcons – Green Bay Packers
00:40 New England Patriots – Pittsburgh Steelers