WAWRINKA vs SEPPI
Wawrinka çon në shtëpi italianin luftarak
22 January, 2017 @10:29
Zvicerani Stan Wawrinka ka kaluar në tre sete radhazi pengesën italiane në rrethin e katërt të Australian Open 2017, Andreas Seppi.
Wawrinka, fitues i vitit 2014 në Australian Open, ka mposhtur Seppin 3-0, derisa italiani në çdo set ka luftuar deri në fund, për të rrezikuar zviceranin në Margaret Court Arena.
Me eliminimin e Andy Murrayt pak më parë këtë mëngjes, Wawrinka tashmë merr rolin e njeriut kryesor për të fituar turneun në Melbourne.
Më parë ishte eliminuar edhe Novak Djokovic, ndërsa Wawrinka tashmë në çerekfinale do të ndeshet me francezin “që s’di të fitojë turne të mëdha” Jo-Wilfried Tsonga.