MURRAY vs ZVEREV
Bie edhe numri një i botës
22 January, 2017 @9:51
Tenisti gjerman, Mischa Zverev, ka bërë befasinë e radhës në Australian Open, duke e mposhtur numrin një të botës dhe favoritin kryesor për të fituar turneun, Andy Murray.
Serviset dhe vollejet e Zverevit nuk ndaleshin, derisa Murray e kuptoi që situata është serioze. Murray barazoi në 1-1 pas një lufte të madhe.
Por pas kësaj gjithçka foli në emër të gjermanit 29 vjeç.
“Ai e meritoi fitoren. Ai ka luajtur mrekullueshëm kur gjithçka shkonte kundër tij në momente kyqe,” ka thënë Murray pas disfatës.
Në anën tjetër, Zverev, që tashmë i hapet rruga për edhe më lartë se çerekfinalja, ende nuk din se si ka arritur te tetëshja më e mirë e Grand Slamit të parë të vitit.
“Isha sikurse në komë! Servova dhe pastaj shkoja në vollej. Ka pasur pikë që nuk e di se si i kam marrë, por disi i arrita,” ka thënë Zverev pas fitores.
Rruga e Zverevit te tetëshja më e mirë e turneut kryqëzohet me fituesin e duelit Kei Nishikori - Roger Federer.