FEDERER vs NISHIKORI
Federer brilant ndaj Nishikorit
22 January, 2017 @11:45
Përkundër se setin e parë e humbi 7-6, Roger Federer tregoi se kush është komandanti në fushë të lojës përkundër moshës.
Ai ka arritur që të rikthehet në setin e dytë menjëherë për ta marrë atë 6-4, ndërsa në të tretin ka shkelur japonezin Kei Nishikori 6-1 për të marrë epërsinë 2-1. Nishikori, bartësi i pestë i turneut, nuk u dorëzua. Ai luftoi për të marrë setin e katërt dhe për të barazuar gjithçka me 2-2. Por në setin e fundit 27 vjeçarit japonez iu shfaqën probleme në shpinë derisa Federer ishte 2-0 me ‘game’ në epërsi, për të fituar në fund, 3-2 me sete.
Katër herë kampioni (2004, 2006, 2007, 2010) i Australian Open pas fitores në rrethin e katërt në çerekfinale do të luaj ndaj befasisë gjermane, Mischa Zverev, që eliminoi befasishëm sot numrin një të botës në tenis, Andy Murray.
Rasti i mirë për Federerin 35 vjeç për t’iu rikthyer triumfeve në Grand Slam se ky tashmë nuk ka. Dyshja e parë e botës janë jashtë gare, ndërsa rreziku më i madh për te pritet të jetë gjysmëfinalisti dhe bashkëkombasi, Stan Wawrinka.
No words…