WAWRINKA vs TSONGA
Waw në gjysmëfinale
24 January, 2017 @8:33
Bartësi i katërt i turneut të Australian Open, Stanislas Wawrinka, ka arritur të kalojë më lehtë sesa që u mendua kundërshtarin e tij në çerekfinale, Jo-Wilfried Tsonga, duke e mposhtur ate 3-0 në sete.
Vetëm seti i parë shkoi pak më gjatë, kur Wawrinka fitoi 7-6, më pas gjithçka kishte përfunduar dhe kthimi i Tsongas në lojë dukej tepër i vështirë nga ritmi që kishte kapur zvicerani në 2 orët e 15 minutat e ndeshjes.
Kampioni i vitit 2014, Wawrinka, pret në gjysmëfinale fituesin e duelit ndëmrjet bashkëkombasit të tij Roger Federer dhe gjermanit Mischa Zverev.