FEDERER vs ZVEREV
Maestro Federer lehtë ndaj befasisë Zverev
24 January, 2017 @11:13
Zvicerani Roger Federer ka kaluar pa asnjë telashe në gjysmëfinale të Australian Openit sot duke e mposhtur befasinë e turneut, gjermanin Mischa Zverev, 3-0 në ete.
Federer 35 vjeç është bërë kështu lojtari më i vjetër në Australian Open që arrin gjysmëfinalen që nga Arthur Ashe në vitin 1978.
Në duelin gjysmëfinal do të zhvillohet derbi zviceran, ku Federerin (bartës i 17-të) e pret Stan Wawrinka (bartës i 4-të).
Zverev kishte shokuar një xhiro më parë numrin një të botës, Andy Murray, por sot nuk kishte përgjigje për klasin e Federerit.
“Shpresoj të ketë ndonjë tifoz në tribuna që do të më pëkrah mua,” ka thënë Wawrinka pas pyetjes se çka mendon për gjysmëfinalen me Federerin.