ATLETIKË
Usain Boltit i hiqet një medalje olimpike
25 January, 2017 @15:44
Përmes një lajmi të publikuar nga Sky Sports, është bërë e ditur që xhamajkanit Usain Bolt do t’i hiqet medalja e artë e fituar në Lojërat Olimpike të Pekinit në vitin 2008.
Kjo nuk do të ndodh për faj të tij, mirëpo njëri nga anëtarët e skuadrës xhamajkane në Pekin pas testeve ka rezoltuar pozitiv në doping, saktësisht ka përdorur metliheksaaminë dhe për këtë arsye të gjitha medalje e fituara nga skuadra xhamajkane në këtë olimpadë janë anuluar.
Usain Bolt ka fituar 9 medalje të arta në Olimpiadat që ka marrë pjesë, ndërsa tash do t’i mbeten 8, nëse nuk ndërron asgjë, me sportistin në fjalë që me shumë gjasa do të ankohet.
Përveç Boltit, rikthimi i medaljeve mund të bëhet edhe për sportistët e tjerë, mirëpo vendimi momental tregon që atyre iu janë hequr medaljet.