FUTSALL
Kualifikim historik për Shqipërinë
25 January, 2017 @22:04
Kombëtarja e Shqipërisë në futsall pas fitores së madhe ndaj Bullgarisë ka arritur ta gjunjëzojë edhe Anglinë, të cilën e mposhti me rezultat 5-1.
Fitorja e kuqezinjëve erdhi me golat e shënuar nga Karaj, Selmanaj, Halimi dhe Brahimi (x2).
Me këto dy fitore Shqipëria ka siguruar kualifikimin nga faza paraeleminatore për Kampionatin Europian.
Ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup Shqipëria do ta luajë ndaj përfaqësueses së Maltës.