NADAL vs DIMITROV

Rafael Nadal mposht bullgarin Grigor Dimitrov 3-2 në gjysmëfinale të Australian Open për finalen e ëndrrave ndaj Roger Federerit/ Fotot: aus
Maratona e Nadalit, finalja e ëndrrave të dielën
27 January, 2017 @14:44
Rafael Nadal ka fituar trillerin ndaj Grigor Dimitrovit para pak çasteve në Australian Open, për të siguruar finalen e ëndrrave - definitivsht të papritur - por të mirëseardhur - për të gjithë adhuruesit e flaktë të sportit të bardhë.
Spanjolli përkundër se ia nisi mirë, ka hasur në një rezistencë tejet të fortë nga bullgari Dimitrov, që ka treguar aftësitë e tija deri në maksimum sot dhe vetëm falë mjeshtërisë së tij, Nadal siguroi finalen.
Dimitrov në meçin që zgjati afro 5 orë ka çuar ndeshjen në mënyrë më të mirë deri kah seti i fundit kur u thye nga spanjolli.
Tash finalja e së dielës ndërmjet Federerit dhe Nadalit do të jetë qershi mbi tortë, ndoshta për herë të fundit në histori të tenisit. Dyshja nuk është takuar në finale të një Grand Slami që nga viti 2011, kur luajtën në finalen e French Open/ Roland Garros.
Australiani Andy Roddick ditë më parë në Eurosport deklaroi se nëse dyshja legjendare arrijnë në këtë moshë finalen e garës, atëherë kjo do të jetë finalja më e madhe në histori të tenisit.
Menjëherë pas fitores, Nadal ka thënë se është tepër vështirë të përshkruhen emocionet pas arritjes së tij në finale, ndërsa për rivalin e tij ka thënë se ka luajtur tepër-tepër mirë. “Jam lodhë shumë, por këto ndeshje e bëjnë këtë sport edhe më të madh,” - ka thënë spanjolli 30 vjeç, të cilit iu deshën afro 5 orë lojë për të mposhtur bullgarin 25 vjeç.