FUTSALL
Përfaqësuesja në futsall niset drejt Qipros
28 January, 2017 @21:49
Ekipi përfaqësues i Kosovës në futsall, është nisur drejt kryeqytetit të Qipros, Nikosia, ku do të merr pjesë në garat parakualifikuese për Kampionatin Europian.
Përzgjedhësi Ramadan Cimili, ka shprehur pritjet për rezultate të mira, ndërsa ka konfirmuar se në skuadër disponimi është mjaft i mirë.
Ndeshjen e parë Kosova do ta luajë më 30 janar në ora 15:00 ndaj Norvegjisë.
Lojtarët e ftuar në përfaqësuese që janë nisur drejt Qipros janë: Alfred Prenqi, Arbnor Krasniqi, Oso Gjinovci, Shkodran Loshaj, Arbër Dobroshi, Shpend Brahimi, Dardan Topilla, Malush Qerimi, Ramadan Alaj, Nexhip Selimi, Ideal Brovina, Vahid Krasniqi, Getart Selimi dhe Fadil Goli.
Kosova gjendet në grupin E së bashku me Qipron, Norvegjinë dhe Danimarkën.