WILLIAMS FINAL

Serena mposhti motrën e madhe për të kaluar Steffi Grafin legjendar/ Foto: via eurosport.com
Serena me Grand Slam Nr. 23
28 January, 2017 @11:10
Serena Williams me fitore 6-4, 6-4 ndaj motrës së madhe të saj në finale të Australian Open 2017, ka fituar titullin e 23-të Grand Slam në karrierë.
Me këtë, ajo u ngrit mbi legjendën gjermane të tenisit, Steffi Graf, ndërsa sa i përket duelit të sotëm final, Venus dukej shumë më e lodhur se Serena, përkundër dëshirës që e kishte.
Para Serenës, tash është vetëm Margaret Court historike, që ka 24 tituj Grand Slam të fituara dhe me këtë ritëm nëse vazhdon këtë vit, Serena pritet që në moshën 35 vjeçe të kalojë edhe Courtin legjendar.
FAKT:
Serena Williams (35 vjeç) është bërë tenistja më në moshë që ka fituar Grand Slam në tenisin e epokës moderne. |