MONEY PRIZE @ AUSOPEN
Pasurohet për 2.67 mln dollarë
29 January, 2017 @13:30
Roger Federer me triumfin e tij të sotëm ka arkëtuar edhe 2.67 milionë dollarë amerikanë në llogarinë e tij personale prej Australian Open 2017.
Njeriu që ka fituar 18 herë tashmë Grand Slame në karrierë dhe ka arritur sot të pamundurën, ka mposhtur Rafael Nadalin në finale 3-2 me sete në përballjen që zgjati mbi 3 orë e gjysëm.
Rafael Nadal si finalist arkëtoi 1.43 milionë dollarë.