FEDERER vs NADAL

Roger Federer fiton Australian Open 2017/ Foto: ausopen.com
Finalja e legjendave, Federerit historik
29 January, 2017 @12:41
Nën drithërime të një sportisti të veçantë, Roger Federer shikoi inçizimin se si topi i tij ishte brenda në lojë për të marrë përfundimisht, game-set dhe meç nga referi për të shpërthyer në lot. Roger Federer, ka arritur të fitojë Australian Openin e gjashtë në karrierë dhe Grand Slamin e 18 sot.
Roger Federer në moshën 35 vjeçare po e kërkonte Grand Slamin e 18 në karrierë, ndërsa Rafael Nadal 30 vjeç po kërkonte të 15-tën.
Dy teniserët më të adhuruar në botë, ndër sportistët më të mirë që ka parë njerëzimi, dhanë spektakël 5 setësh në finale të Australian Open, që të gjithë e donin, por nuk e prisnin në fillim të turneut.
KRONOLOGJIKISHT SETET
Roger Federer nisi furrishëm, ndërsa Rafael Nadal barazoi në 1-1 në setin e dytë që zgjati 42 minuta.
Seti i tretë ishte totalisht i zviceranit, me 6-1 ai tejkaloi parashikimet për të marrë epërsinë në 2-1.
Por Nadal në setin e katërt u kthye kur theu zviceranin për ta marrë setin 6-3 dhe për të barazuar gjithçka në ndeshje, 2-2 me sete.
I pesti nisi me ‘break’ të Nadalit dhe spanjolli iu afrua trofeut kur krijoi epërsinë 2-0. Federer luftoi shumë për të thyer një ‘game’ të Nadalit dhe këtë e arriti pas shumë tentimeve në 3-3 dhe për të marrë primatin e shërbimit.
Federer avancoi 4-3 dhe e theu pas mbi 10 minutave lojë ‘game’in e Nadalit për t’iu afruar trofeut 5-3 dhe nisi serviset e tija. Në këto momente ishin bërë 3 orë e 32 minuta lojë. Finale gurmanësh! E në fund Federer kreu gjithçka me 6-3 për të arritur të pamundurën për një 35 vjeç sot.