OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Frenzel përsëri i artë
14 February, 2018 @17:26
Gjermani Eric Frenzel ka shkrirë disavantazhin prej 36 sekondave të cilin e pati pas kërcimeve me ski, për të marrë të artën e dytë olimpike individuale. Ai mori kreun në gjysmën e garës së kros kountrit, duke kaluar para norvegjezit Jarl Magnus Riiber i cili kishte qenë më i miri në kërcime me ski.
Riiber në fund mbeti 22.5 sekonda pas Frenzelit i cili përfundoi 10km kros kountri për 24.51.4 minuta. E bronzta i takoi austriakut Lukas Klapfer i cili mbeti 18.1 sekonda pas Frenzelit, derisa e argjendta njëjtë sikur në Sochi shkoi për japonezin Akito Watabe. Ai mbeti 4.8 sekonda pas Frenzel, 1.2 sekonda më pak se që ishte në Sochi.
Garat në kombinim nordik vazhdojnë të martën tjetër kur në program janë kërcimet me ski nga kërcimorja e madhe dhe përsëri distanca 10km kros kountri.