NEW BASKET - KEK-u
Fund dramatik në Prizren, KEK-u kthehet me fitore
14 November, 2024 @23:38
Ndeshja hapëse e xhiros së pestë në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll, u zhvillua në Prizren në mes të New Basketit dhe KEK-ut.
Skuadra prizrenase e krijoi një epërsi prej 11 pikëve në pjesën e parë të ndeshjes, derisa në pjesën e dytë KEK-u u këndell dhe arriti një fitore me rezultat të ngushtë 88-90.
New Basketi e kishte rastin për ta fituar në sekondat e fundit por pa sukses përfundoi ndeshja.
Reggie Clark ishte më i miri me 29 pikë, 6 kërcime e 6 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Engjëll Sollova me 20 pikë dhe Ergin Grosha me 19 pikë të tjera.
Te New Basketi Eliot Peci luajti me 29 pikë dhe Labinot Kelmendi me 22 pikë, por nuk mjaftoi për fitore.
KEKu me një ndeshje më shumë me bilanc prej 4 fitoreve e 1 humbjeve ngritet në pozitën e parë, kurse New Basket ka vetëm 1 fitore pas 5 ndeshjeve të zhvilluara.
Në xhiron tjetër KEK-u përballet me Grapeland, derisa New Basketi me Borean.