OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018
Gisin kampione në kombinim
22 February, 2018 @15:50
Mikaela Shiffrin nuk ka arritur të shkrijë në tërësi disavantazhin ndaj Michelle Gisin nga gara e lëshimit. Amerikania doli e treta në sllallom duke lënë mbrapa Gisin vetëm për 0.24 sekonda, të cilët nuk mjaftuan për medaljen e artë.
Michelle Gisin ka marr të artën me kohë total prej 2:20.90, duke i shtuar kohës së lëshimit 1:40.14 edhe 40.76 nga sllallomi. Derisa Shifrrin mbeti 0.97 sekonda pas, bashkëkombëses së Gisin, Wendy Holdener nuk i mjaftoi fitorja në sllallom me kohë 40.23 sekonda. Ajo mbeti pas Gisin për 1.44 sekonda për të marr të bronztën, dhe medaljen e saj të dytë në këtë Olimpiadë.
Lindsey Vonn kishte fituar garën e lëshimit, por nuk kishte arritur të përfundoj pjesën e sllallomit, duke mbetur pa rezultat përfundimtar.