Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ATLETIKË

Hajdari, Kryeziu, Ramadani, Deliu e Rysha - sjellin medalje

Medalistët e Kosovës/ Foto: KOK

Hajdari, Kryeziu, Ramadani, Deliu e Rysha - sjellin medalje


Teksti: KOK

6 June, 2021 @10:33

Atletët nga Kosova fituan pesë medalje në Kampionatin Evropian të Shteteve në Zhvillim “San Marino 2021”

Atletët tanë kanë fituar pesë medalje në Kampionatin Evropian të Shteteve në Zhvillim, që u mbajt sot në San Marino.

Musa Hajdari fitoi medaljen e argjendtë në disiplinën 800 metra, me rezultat 1:51.47 minuta.

Në këtë disiplinë, Astrit Kryeziu fitoi medaljen e bronztë me kohë 1:52.68 minuta.

Kampioni Ballkanik dhe i Evropës U18, Muhamet Ramadani, fitoi të bronztën në hedhjen e gjylës. Rezultati i tij ishte 17.69 metra.

Në podium u ngjit edhe Albina Deliu, e cila fitoi të bronztën në 800 metra, me kohë 2:16.39 minuta.

Medalja e njëjtë në kërcim së larti shkoi për Erudit Ryshën, me distancë 1.90 metra.

Rezultate të mira patën edhe Lirije Peci, e cila doli e katërta në 800 metra, Gresa Bakraqi, e pesta në 3000 metra, duke vendosur rekord të ri të Kosovës në këtë disiplinë.

KOK ka përgëzuar suksesin e atletëve dhe iu ka uruar suksese edhe në garat e ardhshme ndërkombëtare.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera