HENDBOLL
Vashat e Kosovës me mungesa, regjistrojnë fitoren e dytë
4 June, 2021 @21:56
Vasha e Kosovës në hendboll, kanë regjistruar fitoren e dytë në kualifikimet për EURO 2022.
Kosova e mposhti Luksemburgun me rezultat 27-33.
Vashat e Kosovës, në këtë ndeshje dolën me 10 lojtare prej tyre ishin 3 portiere, për shkak të lëndimeve dhe infektimeve me COVID-19, derisa më së shumti u dalluan Paschke Marku, Albina Rugova e Suzana Ujkic.
Ndeshja e radhës do të jetë me Portugalinë që edhe ata janë pa humbje pas dy ndeshjeve të zhvilluara.