Të gjitha lajmet

WIMBLEDON

Halep e Williams, lehtë në finale

Halep e Williams, lehtë në finale

11 July, 2019 @16:59

Për dallim nga ditët paraprake, ku Wimbledoni i femrave u përcoll me plot befasi, dita e sotme kaloi qetë dhe parashikueshëm.

Simona Halep dhe Serena Williams fituan lehtë duelet e tyre gjysmëfinale, për ta arritur kështu finalen e Wimbledonit.

Në duelin e parë të ditës, Halep mposhti ukrainasen Elina Svitolina 2-0 në sete (6-1, 6-3), për të kaluar kështu me plot meritë në finalen e madhe. Ish-numri 1 i Botës në tenisin e femrave me përvojën e saj bëri që ndeshja të kalonte shumë shpejt, ndërkohë ukrainasja Svitolina triumfin e parë në një Grand Slam do t’i duhet ta kërkojë në ndonjë turne tjetër.

Më pas, në ndeshjen e dytë të ditës ishte Serena Williams ajo që fitoi bindshëm ndaj çekes Barbora Strycova, të cilën e mposhti 6-1, 6-2.

Williams në finalen e madhe luan për ta fituar Grand Slamin e 24-t në karrierë, ndërkohë që tenton ta fitojë Wimbledonin për herën e tetë, të parën herë që nga viti 2016.

Në anën tjetër, rumunja Halep në karrierën e saj ka fituar vetëm 1 Grand Slam, Roland Garros 2018, ndërkohë që ka humbur 3 finale të tjera të Grand Slameve. Në Wimbledon për të do të jetë finalja e parë e arritur.

Finalja mes tenisereve në fjalë luhet pas dy ditëve, të shtunën më 13 korrik.

CITY

Pep zbulon se sa do të mungojë Sane

9 August, 2019 @17:06

Leroy Sane pritet të mungojë rreth gjashtë ose shtatë muaj pasi që pësoi lendim të gjurit. 23 vjeçari, krisi ligamentin…

ARRIHET MARRËVESHJA

Gjykatësi vendos për ditët e LaLigas

9 August, 2019 @17:02

La Liga dhe Federata e Futbollit e Spanjës kanë arritur marrëveshje përfundimtare sa i përket orarit të ndeshjeve për sezonin…

DANEZI

Edhe Schone largohet nga Ajaxi

9 August, 2019 @16:56

Transferi më i ri i ekipit të Genoa, Lasse Schone është zyrtarizuar gjatë dites së sotme. Për ekipin e…

RIKTHIM NË SUPERIORE

Ish mbrojtësi i kombëtares dhe Skënderbeut, te Tirana

9 August, 2019 @15:46

Futbollisti me përvojë, që së fundi luajti si mbrojtës te Skënderbeu i Korçës, Kristi Vangjeli, është zytarizuar sot si lojtar…

DREJTOR SPORTIV

Artim Pollozhani te Flamurtari i Vlorës

9 August, 2019 @15:42

Ish futbollisti i reprezentacionit të Maqedonisë dhe futbollisti i Flamurtarit të Vlorës, Artim Pollozhani, pas vënies së këpucëve në gozhdë…

Të gjitha lajmet nga