HUNGARIAN GP
Hamilton befason në Hungari
27 July, 2013 @17:01
Lideri i kampionatit, gjermani Sebastian Vettel ka bërë xhiro impresive në shtegun Hungaroring, por britaniku, Lewis Hamilton e shokoi atë dhe publikun duke arritur që të tërën t’ia mohojë gjermanit duke e bërë këtë xhiro më shpejtë për 0.038 sekonda.
Romain Grosjean i Lotusit përfundoi i treti, para Nico Rosberg, Fernando Alonso dhe Kimi Raikkonen.
“Pozita e parë? Po. Jemi të befasuar sikurse ti shok,” kanë qenë fjalët e inxhinierit i cili i pari e uroi Hamiltonin për xhiron më të shpejtë të sotshme në Hungaroring.
Gara për Çmimin e Madh të Hungarisë zhvillohet nesër, ndërsa kampioni Vettel vazhdon të udhëheq edhe kampionatin e sivjetëm.