Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHE'S BACK

Rikthehet Hingis!

REUTERS

Rikthehet Hingis!


17 July, 2013 @9:07

Teniserja që u pensionua gjashtë vite më parë, Martina Hingis, do t’i kthehet sportit të saj! Sot 32 vjeçarja Hingis, e cila një kohë ka qenë numri një i botës në tenisin e femrave, do të luaj në Southern California Open në tandem me Daniela Hatuchova pasi që fitoi Wild Card-in për pjesëmarrje. 

Për herë të fundit zviceranja luajti ndeshje zyrtare në shtator të vitit 2007 dhe u pensionua nga tenisi pasi që u testua pozitiv për kokainë! Ajo kundërshtoi të kishte provuar kokainën, mirëpo la tenisin pa i luftuar asnjëherë akuzat! 

E lindur në Çekosllovakinë e atëhershme dhe me emrin sipas legjendës, Martina Navratilova, Hingis, doli në skenë në vitin 1993 kur fitoi titullin e French Open si juniore. Ngritja e saj në karrierë vazhdoi me hapa mbresëlënëse. Ajo ka në vitrinë pesë tituj Grand Slam: Australian Open (1997, 1998 dhe 1999), Wimbledon (1997) dhe US Open (1997). 


 
Të gjitha lajmet nga Tenis