Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DOPING

Gay dhe Powell doping pozitiv

Gay dhe Powell doping pozitiv


14 July, 2013 @23:26

Tyson Gay, i cili e mban rezultatin e dytë më të mirë në botë, në 100 metërsh, e shokoi botën e atletizmit, me rezultatin e tij pozitiv të dopingut. 

Lidhur me këtë, sprinteri u shpreh: 

Nuk mendoj se ishte një kurth kundër meje, më duket se kam besuar në njerëzit e gabuar “.

Pas rastit të Gayit, bota e atletizmit u trondit edhe me sprinterin xhamaikan Asafa Powell, i cili gjithashtu në testet e dopingut doli pozitiv. Tani nëse edhe në analizën B, del i njejti rezultat, atëhere që të dy sprinterët mund të dënohen rëndë.

Powell dhe Gay, nuk do të garojnë në kampionatin botëror të atletizmit, që do të mbahet në Moskë.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera