Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GERMAN GP

Kampioni fiton si vendas

REUTERS

Kampioni fiton si vendas


7 July, 2013 @17:55

Sebastian Vettel arriti fitore në shtegun vendas të Gjermanisë. Ai përkundër se kishte presion gjatë gjithë ndeshjes, nga ngasësit prapa tij, ka arritur që të regjistrojë fitore të rëndësishme. 

Rivali i tij në garë për titull të kampionit, finlandezi, Kimi Raikkonen, ka arritur i dyti në cak me Lotusin e tij, derisa në garën që ishte tepër interesante në xhirot e fundit, i treti arriti Romain Grosjean. 

Ish kampioni i Formula 1, Fernando Alonso, që filloi i teti këtë garë ka arritur që të përfundojë i katërti. 

Për dallim nga gara britanike e javës së kaluar, në Gjermani nuk kishte probleme me goma asnjëra skuadër. 



TOP 5 NË GERMAN GP, SOT:

1 Sebastian Vettel Red Bull 25 pikë
2 Kimi Raikkonen Lotus 18 pikë
3 Romain Grosjean Lotus 15 pikë
4 Fernando Alonso Ferrari 12 pikë
5 Lewis Hamilton Mercedes 10 pikë


TOP 5 - RENDITJA E PËRGJITHSHME:

1 Sebastian Vettel Red Bull 157 pikë
2 Fernando Alonso Ferrari 123 pikë
3 Kimi Raikkonen Lotus 116 pikë
4 Lewis Hamilton Mercedes 99 pikë
5 Mark Webber Red Bull 93 pikë

 
Të gjitha lajmet nga Motosports