OVER THE TOP
Kosovarët pushtojnë Araratin
5 July, 2013 @11:34
Bjeshkatarët kosovarë arritur edhe një sukses në pushtimin e majeve më të larta botërore.
Ata ditë më parë kanë pushtuar njërën ndër majet më të njohura në botë, atë Ararat të Turqisë.
Të përbërë kryesisht nga bjeshkatarët prizrenas të SHB Sharri, grupi ka arritur të pushtojë Araratin e lartë 5 mijë e 137 metra, që bart në vete legjenda të veçanta.
Para kësaj, bjeshkatarët kishin pushtuar edhe majen Suphan, një javë më parë, që ka lartësi prej 4 mijë e 434 metrash.