BRITISH POLE
Mbret i Britanisë
29 June, 2013 @17:29
Kampioni i vitit 2008, Lewis Hamilton, që është duke ndjekur fitoren e parë me ekipin e tij të ri, Mercedes, do të fillojë i pari në garën e nesërme për Çmimin e Madh të Britanisë.
Ky ka qenë triumfi i 28-të i tij në karrierë për pole-position, ndërsa e pesta për Mercedesin si ekip në tetë garat e fundit.
“Tifozët kanë bërë dallimin. Kur erdha këtu morra një energji shtesë. Dëshiroja t’i gëzoja dhe besoj që arrita,” ka thënë Hamilton, i cili gjithashtu ka përfunduar në pole-position të shtegut Silverstone në vitin e tij debutues 2007 dhe në vitin 2008.
Pas tij arriti shoku i skuadrës, Nico Rosberg, derisa kampioni i trefishtë botëror, Sebastian Vettel arriti i treti - që gjithashtu e ndan reshtin e dytë me kolegun e skuadrës, Mark Webber, që përfundoi i katërti.
Fernando Alonso i Ferrarit, që ka 36 pikë më pak se Vetteli në renditjen e përgjithshme, kaloi një garë të dobët sot, duke përfunduar si i dhjeti për në startin e nesërm, derisa kolegu i tij i skuadrës, Felipe Massa, përfundoi në vendin e 12-të - për të përmbyllur ditën e keqe të Ferrarit.