Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ALPINIZËM

Shqiptarët historik në Alaskë!

Denali, Alaska, SHBA/National Geographic

Shqiptarët historik në Alaskë!


27 June, 2013 @10:59

Tre alpinistë të SHBA Tirana, në orën 02:40 minuta kanë arritur të ngjiten në majen më të lartë të Amerikës Veriore, Denali. 

Kjo është hera e parë që një ekip alpinistësh shqiptar kanë arritur të valëvisin flamurin shqiptar në këtë maje. 

Ekipi përbëhej nga treshja shqiptare Iglin Shyti, Gerti Pishtari dhe Gjergji Bojaxhi, që kanë pasur shoqërues organizatorët nga Alaska si dhe katër entuziastë tjerë: dy amerikanë, një gjerman dhe një britanik, ka njoftuar kreu i SHBA Tirana, Aleksandër Bojaxhi, në rrjete sociale sot. 

Maja Denali (që në gjuhën atabaske, vendase, do të thotë, më e larta) ka lartësi mbidetare 6196 metra dhe është njëra nga më të lartat në botë. Kjo maje gjithashtu quhet edhe Mt. McKinley, me emrin e saj të parë. 

Relievi me borë e akull, akullnaja që shkaktojnë humnera, sigurimi i pandërprerë me litarë për shkak të rrezikut të madh, erërat e fuqishme me shkulme, temeperatura deri në minus 40 shkallë celizus - bën majen Denali maje edhe më të lodhshme se më e larta në botë, Mt. Everest.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera