Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EXTREME

Bunarxhinjtë shkëlqejnë

BOROZANI/Berin Hasi

Bunarxhinjtë shkëlqejnë


17 June, 2013 @21:37

Edicioni i nëntë i 40BunarFestit ka kaluar në mënyrën më të mirë të mundshme. Organizatorët, por edhe pamjet nga jashtë, përfshirë temperaturën, nivelin e Lumbardhit, garuesit, muzikën - treguan për njërin ndër edicionet më të mira të këtij sporti ekstrem dhe të veçantë që mbahet në Prizren. 

Bunarxhinjtë, 35 sosh, u nisën diku tre kilometra para Prizrenit me gomat e tyre për t’u kënaqur në mënyrën e veçantë. Tashmë edhe ndërkombëtarët që jetojnë ose punojnë në Kosovë, nuk e huqin mundësinë për të marrë pjesë këtu dhe kësaj radhe këtë e provuan edhe dy gjermanë dhe një sirian!

Organizatorët kishin vendosur që bunarxhinjtë më kreativ të dekorohen me medalje - e që ishin Alpay Simitçi dhe Kastriot Kelmendi. Këta kishin përgatitur ditë më heret ca barka të vogla për të befasuar të pranishmit që i prisnin me duartrokitje dhe ovacione në cakun e garës te Ura e Gurit. 

“Një gjë të tillë nuk kam parë askund,” ka thënë siriani Lukman Shishman, i cili arriti cakun, pas garës. “Ruajeni këtë traditë.” 

Ndërsa gjermanët Timo Bruhl dhe Ralf Langer, nuk arritën ta përfundojnë garën pasi të parit i pëlciti goma, ndërsa i dyti për t’u solidarizuar dhe për mos ta lënë të vetëm shokun në mes të lumit - vendosi që të dalë. 

“Adrenalinë e jashtëzakonshme. Ishim dy kthesa afër fundit, por fati s’na deshi,” thoshte Langer duke buzëqeshur. 

“Sidoqoftë, kjo është njëra ndër aventurat që do të mbajë mend gjatë gjithë jetës dhe do t’ia përcjelli miqve këtë traditë speciale tuajën.” 

Një ditë më parë djemtë e OJQ-së X40 kishin dalur me vullnetarë për të pastruar edhe bregun e Lumbardhit si dhe për të nxjerrë nga lumi mbeturinat e ndryshme, për të vetëdijësuar qytetarët dhe mysafirët se lumi është pasuri që duhet mbrojtur bashkë me ambientin që e rrethon Prizrenin, gati nga të gjitha anët. 

40BunarFest, vitin tjetër do të festojë edicionin e dhjetë jubilar të organizimit. 


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera