Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAFA

Rekord-thyesi Nadal

REUTERS

Rekord-thyesi Nadal


9 June, 2013 @20:27

Finalja e Roland Garros 2013 ishte e para e David Ferrer në një Grand Slam, ndërsa finalja e 17-të e Nadal-it ku 12 prej tyre janë të fituara. Njëherit, spanjolli Rafael Nadal arriti të bëhet teniseri i parë në histori me 8 tituj të fituar në një Grand Slam.

Rekordi fascinues i Nadal-it në Roland Garros prej 59 fitoreve dhe vetëm një humbje në nëntë vitet e fundit, e bëri atë edhe favorit të pa-kontestueshëm.

Meçi

Ndeshja në mes të dy spanjollëve, që poashtu janë shokë të mirë jashtë terrenit, nuk ishte edhe më e mira në Roland Garros 2013. Fillim jo-senzacional nga të dy teniserët, rigat e shiut, dhe pasiviteti i shikuesve e bënë këtë finale si të ishte një meç i raundeve të para. Poashtu, rezultati i ndeshjes, nuk është edhe pasqyrë e mirë e asaj se çka ndodhi në realitet. Po, është e vërtetë që Nadal i meritoi të gjitha ato pikë, por Ferrer disa herë ishte në prag të marrjes së pikëve kyqe — pikë këto që nuk mundi ti shkruaj në tabelë në favor të vet.

Në një çast, meçi edhe u ndërpre, pasi që disa aktivistë-huliganë ndërhynë në terren me fishekzjarë të ndezur (foto në galeri të artikullit).

Rekordet

Zvicerani dhe rivali historik i Rafael Nadal, Roger Federer, është teniseri më i stolisur në histori dhe lojtari me fitime më të mëdha financiare gjatë karierës. Por, spanjolli përshkak të moshës së tij të re dhe formës fizike aktuale, besohet që edhe mund ti afrohet Federerit me rekordet e thyera. Deri sa Roger Federer ende është aktiv dhe disa analistë të sportit besojnë që do të luaj edhe disa vite, ai ka më së shumti tituj të fituar në Grand Slam (17). Mirëpo, duke pasur parasysh moshen ende të re të Rafa-s (27) ky rekord mund edhe të thehet.

Në anën tjetër, Nadal ka 56 tituj të fituar në karierë në krahasim me 76 të Roger Federer. Nadal, 6 prej tyre i ka fituar vetëm në këtë sezonë dhe pritet ti fitojë edhe disa në zhvillim e sipër të këtij stinori.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis