Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SLAM

Lekcion tre-orësh

REUTERS

Lekcion tre-orësh


3 June, 2013 @8:00

Seti i parë filloi me dominim total të mjeshtrit Federer. Me thyerje të hershme ndaj Simon, zvicerani arriti ta përmbyll setin e parë me rezultat 6–1. Fillimi tejet i dobët i françezit Simon ndikoi që publiku në terrenin Philippe Chatrier të mos jetë edhe aq i interesuar në meçin, duke e ndëshkuar ngjarjen me aplaudime të përgjumëta.

Seti 2 dhe 3

Në setin e dytë, Simon kishte vendsour të fillonte meçin, vendim i cili u vërrejt edhe në angazhimin më të madh të tij. Federer, pas një rëshqitjeje të gabuar, dukej se mos ndoshta kishte lënduar nyjen e këmbës. Ky pseudo-lëndim e detyroi atë të luante më me kujdes dhe në mbrojtje. Ky kujdes i tepruar i kushtoi numrit dy në botë, pasi që Simon e shfrytëzoi rastin për ti përmbyllur dy setet e ardshme me 6–4 dhe 6–2.

Seti 4 dhe 5

Në setin e katërt Federer bëri një ri-kthim të hatashëm në meç. Ai theu disa herë françezin dhe dërgoi meçin në setin e pestë dhe vendimtar nën brohoritje përkrahëse të publikut françez.

Fytyra e lodhur e zviceranit nuk ishte pasqyrë e vërtetë e formës së tij të freskët. Ai setin e pestë e filloi me rezultat 3–0 duke e përmbyllur me 6–3 në fund. Set ky i përmbushur me pikë vendimtare të fituesit të 17 Grand Slam-eve në karierë. Françezi, Simon tregoi lojë të mirë por jo të mjaftueshme për eksperiencën e zviceranit.

Sulmi i Federerit ishte i dukshëm në ndeshje, mirëpo gabimet e shumta ishin të vërtetuara me rezultatin e dobët në setin e dytë dhe të tretë. Pritet të shihet në meçin e radhës, të marten në çerek-finale kundër Jo-Wilfred Tsonga, se a do të shpaguhet kjo strategji e re sulmuese e zviceranit.

Një pamje nga poeni fantastik i Federer në setin e parë

Meçet tjera

Në meçet tjera ngadhnjyen poashtu favoritët, përveç Tommy Robredo (ESP#32) i cili mposhti të 11-tin e botës Nicolas Almagro (ESP).

David Ferrer (ESP#4) mposhti Kevin Anderson (RSA#23) në tre sete të shpejta. Françezi, Jo-Wilfred Tsonga (#6) mundi serbin Viktor Troicki.

E para e botës, amerikanja Serena Williams ishte shumë e fortë për italianen Roberta Vinci (15). Rusja, Svetlana Kuznetsova mposhti të tetën e botës, gjermanen Angelique Kerber. Italianja Sara Errani (#5) pas një fillimi të dobët mposhti spanjollen Carla Suarez Navarro (20).

Dita e tetë në Roland Garros 2013 mbaroi me meçin e Agnieszka Radwanska (POL#4) kundër Ana Ivanovic (SRB#14). Serbja, Ivanovic, edhe njëherë tregoi lojë të shkapërderdhur. Polakja, Radwanska e mbaroi meçin në dy sete, ku njërën prej pikëve të fundit e mori me një kthim ekzibicional nga mesi i këmbëve.

Sot

Meçet e të hënës përmbyllin xhiron e katërt. Nga ndeshjet më interesante priten të jenë ato në mes të Maria Sharapova (RUS#2) dhe Sloane Stephens (USA#17). Amerikanja, Stephens është duke treguar lojë të mirë që nga Grand Slam i saj i parë në Australian Open 2013, dhe pritet ti bëj ballë ruses që poashtu është në formë solide.

Në arenën e meshkujve, ndeshje që vlenë të shikohet do të jetë ajo në mes të zviceranit Stanislas Wawrikna (#9) dhe Richard Gasquet (#7).


 
Të gjitha lajmet nga Tenis