Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BABA

Babai budalla!

REUTERS/Vincent Kessler

Babai budalla!


1 June, 2013 @20:21

Gazetarët në Roland Garros kanë pyetur Roger Federerin se a janë të vetëdijshme vajzat e tij, që dje kanë mbushur nga katër vjet, për të arriturat e babait të tyre. 

“Jo, ato nuk kanë lidhje me këtë gjë,” ka thënë Federer duke qeshur. 

“Ato e dinë se babai i tyre luan tenis shumë dhe gjithmonë është në lëvizje. Kthehem nga terreni, pastaj shkoj në ndeshje, pastaj në stërvitje. Ndoshta mendojnë: Ky është si budalla, kush e di se çka bën. Por, ajo që e kuptojnë është se babai i tyre është teniser,” është përgjigjur Federer. 

Roger Federer, 31 vjeçar, është teniseri më i mirë i të gjitha kohërave, sipas shumë njohësve të tenisit. Ai ka fituar 17 Grand Slam-e në karrierë. Ai ka dy vajza (binjake) Myla Rose dhe Charlene Riva, që në korrik do t’i mbushin nga katër vjet. 


 
Të gjitha lajmet nga Tenis