Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DITA-4

Pluhuri i yjeve në Paris

REUTERS

Pluhuri i yjeve në Paris


29 May, 2013 @22:53

​Dita e katërt në Roland Garros 2013 nuk ishte më shumë se një aktivitet rutinor i yjeve, meqë pothuajse të gjithë favoritët kaluan në raundin e tretë me një lehtësi kampionësh. 

Femrat

Teniserja #10 në botë, Caroline Wozniaki, vazhdoi me formën e saj të dobët dhe u mposht nga Bojana Jovanovski (#47).

Favoritet, Azarenka dhe Williams, kapërcyen në raundin e tretë duke e mos derdhur asnjë pikë djersë, meqë kundështaret e tyre nuk ishin të përgaditura t’i bënin ballë.

Mposhtja në tre sete e Heather Watson nga zviceranja Stephanie Voegele i përfundoi edhe shpresat britaneze për garim drejt trofeut, pasi që Elena Baltacha dhe Laura Robson ishin eliminuar në raundin e parë. Andy Murray as që nuk mundi të udhëtojë në Paris përshkak të lëndimit të tij.

Meshkujt

Roger Federer i tregoi indianit Somdev Devvarman se si luhet loja e tenisit, duke e shkatëruar në çdo repart me 6-2 6-1 6-1. Vlen të theksohet se seti i parë mbaroi për vetëm 23 minuta, në këtë mbizotërim të Federer. Setet tjera nuk zgjatën edhe aq shumë.

I dëshiruari i publikut, Gaël Monfils, mposhti në katër sete Ernests Gulbis nga Latvia, në një meç tejet të shkapërderdhur por definitivisht të këndshëm për publikun. Në raundin e tretë ai do të takohet me spanjollin Tommy Robredo (#34) i cili veçse e ka fituar një titull në zall këte sezonë, atë në Casablanca. Monfils është duke luajtur me një lëndim në gjurin e tij, lëndim ky që veç është duke u përkeqësuar. ”...Gjuri im është totalisht i shkatërruar…” — deklaroi “i përhituri” Gaël, në konferencë për shtyp.

David Ferrer, nuk është duke u ndier aq shumë, mirëpo ai fshehurazi avansoi në raundin e tretë nga një terren dytësor, duke e demoluar bashkëkombasin Albert Montanes.

Jo-Wilfred Tsonga përjetoji një set të frikshëm kundër finlandenzit Jarkko Nieminen, të cilin françezi e mundi në tre sete.

Nëse të gjithë favoritët vazhdojnë të avansojnë në këtë mënyrë, atëherë në çerek-finale pritet një ndeshje interesante në mes të Jo-Wilfred Tsonga dhe Roger Federer (3 – 9 në përballje), fituesi i të cilëve do të takohej në gjysmë-finale me entuziastin e terrenit zallor, spanjollin David Ferrer.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis