Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MONACO GP

Rosberg, fitues në Monaco

REUTERS/Benoit Tessier

Rosberg, fitues në Monaco


26 May, 2013 @17:15

Gjermani Nico Rosberg ka qëndruar në vendin e parë nga fillimi i garës në Monaco, pasi që incidentet dy herë kanë ngadalësuar garën duke u futur kerri i sigurisë në dy raste si dhe flamuri i kuq. 

Rosberg ka arritur të mbajë prapa vetes dyshen e Red Bullit, Sebastian Vettel dhe Mark Webber, të cilët përfunduan garën në vend të dytë dhe të tretë. 

Kolegu i Rosbergut nga Mercedesi, Lewis Hamilton, që filloi nga pozita e dytë garën, në fund u desht të kënaqet me pozitën e katërt. 

Adrian Sutil i Force India ka arritur ta zë vendin e pestë, derisa Jenson Button, ka qenë para Fernando Alonsos për të kompletuar shtatëshen e parë në garën me incidente. 

Gara e gjashtë e stinorit në Formula 1 dha përplasjen e Felipe Massas në kthesën e parë të rrathit të 30-të - që shtyu organizatorët për futjen e kerrit të sigurisë në garë. 

Pastaj, u paraqit edhe flamuri i kuq në rrathin e 46-të kur Pastor Maldonado zuri Max Chiltonin dhe fluturoi në barrierë. Barriera e pësoi më keq se veneculasi, por kjo solli ndalesën 20 minutëshe, para rifillimit të garës. 

E 11 rrathe pa përfunduar gara, Romain Grosjean dhe Daniel Ricciardo u ndeshën, duke e përfunduar garën aty, për të cilën ndeshje u desht që të del edhe njëherë kerri i sigurisë në shteg. 

Sipas rezultateve të përgjithshme të arritura në garën e gjashtë të stinorit në Monaco, lideri i sivjetshëm dhe kampioni aktual, Sebastian Vettel, mund të thuhet lirisht se ka pasur garë të suksesshme pasi që me pikët e fituara ka krijuar epërsi edhe më të madhe ndaj përcjellësve kryesor të tij, që sot nuk kanë arritur sukses të mjaftueshë, Raikkonen dhe Alonso. 



TOP 3 NË MONACO GP:

1 Nico Rosberg Mercedes 25 pikë
2 Sebastian Vettel Red Bull 18 pikë
3 Mark Webber Red Bull 15 pikë


TOP 3 - RENDITJA E PËRGJITHSHME:

1 Sebastian Vettel Red Bull 107 pikë
2 Kimi Raikkonen Lotus 86 pikë
3 Fernando Alonso Ferrari 78 pikë

 
Të gjitha lajmet nga Motosports